Spitali i Gjilanit, përfituesi i radhës i donacioneve nga Fondacioni Golden Eagle

Fondacioni Humanitar Golden Eagle vazhdoi me dhurimin e pajisjeve mbrojtëse për punëtorët shëndetësor në Spitalin Rajonal të Gjilanit.

Përmes këtij donacioni, punëtorëve shëndetësorë të spitalit rajonal të Gjilanit iu dhuruan pako me pajisje mbrojtëse. Pako përmban 820 maska mbrojtëse, maska plastike, rroba antibakteriale, dezinfektues si dhe 600 njësi lëngje frutash Relax 100%.

Fondacioni Golden Eagle permes kampanjes për t`u dalë në ndihmë punëtorëve shëndetësorë në luftën kundër pandemisë COVID-19, do të ofrojë donacione për te gjitha spitalet regjionale të Kosovës gjatë ditëve në vijim.