Stafi dhe lojtarët e klubit Drita rezultojnë negativ në test për Covid-19

Klubi i futbollit Drita nga Gjilani ka njoftuar se stafi dhe lojtarët kanë rezultuar negativ në test për Covid-19, shkruan Mediafokus.info.

Lajmin e ka bërë të ditur FC Drita, në faqen e saj zyrtare.

“Stafi dhe lojtarët e klubit tonë janë testuar të shtunën në mengjes, ndërsa sonte kemi pranuar rezultatin kga IKSHKP dhe te gjithë kanë rezultuar negativ në testimin për COVID-19. Lajmi i mirë është se te gjithë lojtarët dhe stafi janë me shëndet të përsosur, dhe nga nesër seancat grupore të stërvitjes do të vazhdojnë siç është planifikuar”, thuhet në njoftimin e FC Drita./Mediafokus.info/