“Stone Castle” dhuron 10 mijë litra alkool etilik

Ministria e Shëndetësisë ka pranuar sot nga kompania “Stone Castle Vineyards and Winery” një donacion prej 10 mijë litrave të alkoolit etilik, i cili do t’u shërbejë institucioneve shëndetësore si mjet dezinfektues gjatë punës së tyre për parandalimin e përhapjes së koronavirusit Covid-19.

Menaxheri gjeneral i “Stone Castle Vineyards and Winery”, Ylber Bajraktari, tha se ky donacion është në kuadër të sensibilizimit që Ministria e Shëndetësisë ka bërë lidhur me nevojën e të gjithëve për të kontribuar kundër Koronavirsuit Covid-19 dhe gatishmërisë së kompanisë që ai drejton për të kontribuar për shëndetin publik të popullatës.

Produkti i dhuruar për institucionet shëndetësore është konfirmuar për cilësinë e tij paraprakisht nga kompania “Trepharm”.