Studimi, fëmijët shumë pak të rrezikuar nga kthimi në shkolla

Një studim në Mbretërinë e Bashkuar ka ardhur në përfundim se fëmijët janë shumë pak të rrezikuar nga COVID-19, gjatë kthimit në shkolla.

Në këtë studim të janë përfshirë fëmijë me coronavirus të shtruar në spitalet e Anglisë, Uellsit e Skocisë dhe erdhën në konkluzionin se Covid-19 nuk ka shkaktuar vdekjen e ndonjë nxënësi

Sipas studimit, fëmijët kanë pasur nevojë për shumë pak trajtim kundër infeksionit coronavirus. Megjithatë, fëmijët me ngjyrë, ata obezë dhe foshnjet kanë shfaqur rrezikshmëri më të lartë.

Konkluzionet e studimit, të publikuara nga Revista Mjekësore Britanike, janë shqyrtuar nga autoritetet mjekësore të Mbretërisë së Bashkuar që kanë nxjerrë një deklaratë duke garantuar sigurinë e kthimit të fëmijëve dhe mësuesve në shkolla.