Studimi i OBSH: Remdesivir ka pak efekt në shërimin e COVID-19

Remdesivir nuk përmirëson shanset për mbijetesë nga COVID-19, thotë studimi i fundit Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), shkruan Daily Mail, raporton Gazeta Express.

Më shumë se 11.200 pacientë të shtruar në spitale të koronavirusit në të gjithë botën u trajtuan me remdesivir, thuhet tutje. Përveç remdesevirit, janë përdorur edhe disa ilaçe tjera në hulumtim.

Asnjë nga ilaçet nuk ‘ndikoi ndjeshëm’ në rreziqet e vdekshmërisë, zbulon raporti.

Ky zbulim është një goditje për të gjithë ata që kanë shpresuar se bota me anë të këtyre ilaçeve po e menaxhon dhe trajton mirë pandeminë që deri më tani ka marrë miliona jetë në mbarë botën.

Këto gjetje godasin veçanërisht SHBA-në ku ky lloj i ilaçit po përdoret në trajtimin e pacientëve të infektuar.

Kërkimet e qeverisë amerikane kishin sugjeruar që ilaçi përmirëson shanset e mbijetesës dhe shkurton kohën e shërimit.