Suedia me fakte shkencore e luftoi pandeminë, në Kosovë nuk u luftua me argumente shkencore

Shkruan: Prof. dr. Gani Bajraktari

SUEDIA, vendi i shkences dhe dijes, nuk veproi ne baze te emocioneve ditore, por mbeshtetur ne fakte shkencore luftoi Pandemine COVID-19

– Te thuash se kane gabuar shkencetaret suedeze, eshte treguesi me i mire se ti nuk je marre kurr me shkence, dhe vertete “nuk shef me larg se hunda yte”!-

Gjithemone kam besuar ne ekipin e epidemiologeve suedeze te udhehur nga Tegnell. Eshte shume e pritshme se Suedia shume shpejt do te kthehet ne normalitet, ndersa vendet tjera do te hapen, e do te mbyllen, e serish do happen, e pas shume kritikave serish do te mbyllen.

Sot, ndërsa vendet e tjera përballen me shpërthime të përtëritura, shifrat më të fundit të Covid-19 të Suedisë sugjerojnë se po e vejne me shpejtësi virusin nën kontroll.

“Lakoret po bien dhe lakoret për të sëmurët rëndë po fillojnë të afrohen në zero” ka then Tegnell.

Tegnell rekomandon njerëzit t’i përdorin kur distanca sociale nuk është e mundur.

Mirepo, ai konsideron se shume shpejt , me zvogëlimin e numrave, në Suedi nuk do te kete nevoje per maska, madje as në transportin publik.

Meqe eksizton rrezikun që Covid-19 mund të jetë me vite prezent, ai thotë se mbyllja e plotë e shoqërisë nuk është një mundësi afatgjatë.

Ndërkohë, shumë vende që menduan se e kishin sjellë virusin nën kontroll, tani po shohin valë të dyta. Tegnell i quajti ato zhvillime “shqetësuese”. “Trendi pozitiv po kthehet, me një rritje të numrit të rasteve në Spanjë, Rumani dhe Belgjikë, ndër të tjera,” tha ai.

Tegnell, ka ditur dhe sot di cfare eshet virusi, cfare eshte pandemia, si duhet te veproje njeriu kundrejt ketij virusi, etj.

Nderkaq, ne Kosove bie fjale, kur kishte nje numer te infektuarish qe numerohej ne gishta, u rekomandua MBYLLJA, e kur kapacitetet spitalore rrezikojne kollabimin rekomandohet HAPJA!

Eshte e vertete e ne Kosove ka shume pak shkencetare, e ka me shume GJITH-OLOG, por eshte poashtu e vertete se ne Kosove ka poashtu gogja shume ASGJE-LOG.

#mbadistan

#ndiqrekomandimetanticovid

(Autori është profesor i Mjekësisë Interne në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitin “Hasan Prishtina)

/Mediafokus.info/