Sulm brutal ndaj kryeinspektorit të Punës në Mitrovicë

Kryesinspktori i Punës në Mitrovicë, Nexhat Fazliu, dje është sulmuar fizikisht gjatë orarit të punës nga dy persona të panjohur. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike dhe Univeristare të Kosovës, derisa me rastin po merret Policia.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Policia e Kosovës. Sipas Policisë, përveç lëndimeve atij i janë shkaktuar edhe dëme materiale.

“ Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore pasi është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar të panjohur. Përveç lëndimeve po ashtu janë shkaktuar dëme materiale edhe në veturën që e kishte në shfrytëzim viktima. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Rasti në hetime”, thuhet në raport.

Sulmin ndaj Fazliut e ka dënuar edhe Kryeinspektori i Punës, Valon Leci./mediafokus.info/