Sulmohen dy zyrtarë policorë në vendin ku u gjetën dy viktima

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar në fshatin Vitomiricë të Pejës, të cilët i kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë, derisa ishin në kryerje të detyrës, në vendin ku janë gjetur dy trupa të pajetë.

“Janë arrestuar katër persona të dyshuar meshkuj kosovar të cilët fizikisht i kanë sulmuar dy zyrtarët policor derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare duke e siguruar një vende të ngjarjes pasi në atë lokacion janë gjetur dy trupa të pajetë”, thuhet në raport.

Dy zyrtarët policorë, kanë pësuar lëndime të lehta trupore nga ky sulm.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, njofton policia./mediafokus.info