Sulmuesi i xhamive në Zelandën e Re dënohet me burgim të përjetshëm

Është dënuar me burgim të përjetshëm sulmuesi i dy xhamive në Zelandën e Re, në të cilat mbetën të vrarë 51 vetë, raporton Mediafokus.info.

Brenton Tarrant, 29 vjeç, është personi i parë në historinë e Zelandës së Re që merr dënim të tillë.

Ai e pranoi vrasjen e 51 personave, tentim-vrasjen e 40 të tjerëve dhe akuzën për terrorizëm.

Gjykatësi i cilësoi veprimet e tij si “çnjerëzore” dhe tha se ai “nuk ka treguar mëshirë”.

Sulmi në mars të vitit të kaluar në qytetin Kristçërç, i cili është transmetuar drejtpërdrejt në mediat sociale, ka tronditur botën.