Tahiri: Kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme me LDK-në

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se AAK-ja ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me LDK-në dhe se nuk ka ashpërësim të marrëdhëniëve.

Ai ka thënë se do t’i forcojnë raportohet meqë koalicioni qeverisës është ndërtuar me synim që të jetë afatgjatë. E uron Zotit që të mbetet i tillë.

“Raporti në mes LDK-së dhe AAK-së, si dy parti të qendrës së djathtë nuk është çështje, ne nuk kemi asnjë problem, ne e kemi shumicën parlamentare, programet dhe qëllimet, qëndrimet, që i vendosim në raport me tema nacionale si dialogu. I bëjmë në formën e një partneri, e partneri i mirë është që ta thotë mendimin me shkrim dhe ballafaqon me të në mënyrën që me ndihmu. Pra ne nuk kemi çka me u relaksu apo ashpërsu, kemi marrëdhënie pune të shkëlqyeshme të cilat besoj që do t’i kultivojmë për shkak se ky koalicion u ndërtua me synim afatgjatë, dashtë Zoti të jetë kështu, nëse jo vazhdojmë tutje”, ka thënë Tahiri, përcjell KSP. a