Takimet e sivjetme të Dom Mikelit mbahen online
Takimet e sivjetme të Dom Mikelit do të mbahen online. Kështu ka njoftuar poeti dhe profesori nga Stublla, Sarë Gjergji, në emër të Këshillit Organizativ, raporton Mediafokus.info.
Edicioni i sivjetëm do t`i kushtohet Shën Jeronimit Ilir, me veprën e të cilit fillon një epokë e re e kulturës, letërsisë, artit, filozofisë dhe mendësisë së qytetërimit perëndimor, në përgjithësi.
Takimet e Dom Mikelit mbahen më 26 shtator 2020, nga ora 11:00./Mediafokus.info