Të hënën hapet biblioteka e këtij qyteti

Të hënën do të hapet Biblioteka e Qytetit “Fan S.Noli” në Gjilan, e cila do të operojë në kushte pandemie, transmeton Mediafokus.info.

Lajmin e ka bërë të ditur Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e kësaj komune, me anë të një njoftimi në faqen zyrtare të Facebookut.

Ky është njoftimi i plotë:

Të dashur student dhe lexues të bibliotekës,

Ju njoftojmë se nga e Hëna me datë 14 shtator 2020 do të hapet Biblioteka e Qytetit “Fan S.Noli”-sallat e leximit.

Duke hasur në mirëkuptimin tuaj dhe duke pasur parasysh situatën e pandemisë, numri i lexuesve do të jetë i kufizuar derisa sapo kjo situatë të kaloj.

Ju lutemi që t’i përmbaheni rekomandimeve të IKSHP-së duke bartur me vete maskat tuaja.

Gjithashtu, ju njoftojmë se në hyrje do të qëndroj stafi i QKMF-së për të kontrolluar temperaturën, do të kemi dezinfektues dhe çdo herë në mbrëmje do të bëhet dezinfektimi i gjithë objektit, sepse e rëndishme për ne është shëndeti juaj.

Biblioteka do të punojë nga e Hëna deri të Premten nga ora 8:00 deri në orën 19:00.

I gjithë stafi është gati për ju, dhe mezi po presin të ju takojnë!

Suksese të gjithëve!