Të ushqyerit e duhur është hapi kryesor në parandalimin e gurëve në veshka

Dr. Anila Kalleshi-dietologe klinike

Me gurë në veshka nënkuptojmë praninë e formacioneve të ngurta në traktin urinar që rrjedhin nga qarkullimi i lëngjeve urinare dhe grumbullimi i mëvonshëm i substancave të tretura në urinë.

Gurët në veshka shpesh janë asimptomatikë, zakonisht shenja e parë për sëmundjen e veshkës është një dhimbje shumë e fortë, e cila fillon papritur kur guri lëviz në traktin urinar dhe pengon rrjedhën e urinës që çon në të ashtuquajturin kolika renale.

Rëra e hollë së bashku me një grup agregatësh të vegjël kristalorë që mund të formohen brenda veshkave, migrojnë në traktin urinar dhe fshikëz dhe shkaktojnë dhimbje dhe shqetësime gjatë urinimit.

Në krahasim me gurët e vërtetë të veshkave, rëra është e përbërë nga kokrriza me një shkallë të ulët të ngurtësisë dhe grumbullimit; për pasojë, ajo mund të dëbohet më lehtë dhe pa simptoma.

Faktorët e rrezikut që çojnë në formimin e gurëve në traktin urinar janë të shumta: seksi mashkull (tek meshkuj kjo patologji ka një ndikim më të lartë sesa tek gratë), dehidrim (konsum i ulët i lëngjeve ose djersitja e tepërt, diarrea ose të vjellat) pasi krijon një mungesë gjallërie, aciditetin e urinës (pH nën 5), predispozicionin gjenetik, infeksionet kronike të traktit urinar, çrregullimet metabolike (hipertiroidizmin dhe hiperparatiroidizmin, por edhe mbipeshën) dhe një dietë jo-konsistente.

Gurët më të shpeshta në traktit urinar janë ato të përbëra nga oksalati i kalciumit dhe acidi urik; më pak të shpeshta janë gurët struvite, formimi i të cilave është për shkak të një infeksioni të traktit urinar të shkaktuar nga bakteret, dhe më rrallë nga ato të cistinës.

Njohja e përbërjes së gurit në veshka dhe të disa parametrave urinare janë të rëndësishme për përcaktimin diagnostik dhe terapeutik.

Qëllimi është të minimizohet formimi i substancës në fjalë dhe rrjedhimisht formimi i gurit.

Mbi të gjitha është e rëndësishme të zvogëlohet marrja e natriumit në ushqim, duke pasur parasysh që ky mineral mund të kontribuojë në formimin e gurëve, ndërsa – në kundërshtim me atë që besojnë shumë – konsumi në doza adekuate të ushqimeve të pasura me kalcium, siç janë produktet e qumështit, jo vetëm që nuk krijojnë dëme, por madje mund të zvogëlojë rrezikun, duke ndihmuar në lidhjen e acidit oksalik dhe të kufizojë thithjen e oksalatit.

Ushqimi i duhur duhet të jetë hapi kryesor në parandalimin e gurëve në veshka duke pasur parasysh që përbërja e urinës lidhet drejtpërdrejt me të ushqyerit.

Në trajtimin e të gjitha llojeve të gurëve në veshka, rekomandohet një konsum i bollshëm i lëngjeve:

1. marrja e lëngjeve duhet të shpërndahet gjatë gjithë ditës për të siguruar një vëllim vazhdimisht të lartë të urinës.
2. një kontribut më i madh tregohet në periudhat verore dhe në praninë e aktivitetit fizik.
3. të paktën gjysma e lëngjeve të futura duhet të përfaqësohen nga uji për të shmangur praninë e substancave të kundërindikuara

Ndryshimet e rekomanduara dietike në lidhje me llojin specifik të gurëve duhet të miratohen nga mjeku juaj përpara se t’i zbatoni ato, të cilat do të vlerësojnë, në bazë të parametrave urinare, nevojën për t’u integruar me një terapi farmakologjike.

REKOMANDIME DIETIKE TË PËRGJITHSHME

  • Hidratim i mirë
  • Ulja e konsumit të kripës
  • Kontrolloni marrjen e proteinave shtazore
  • Ulja e marrjes së sheqernave të thjeshtë
  • Zgjidhni ushqime me një përmbajtje të ulët yndyre të ngopur dhe favorizoni ato me nivele më të larta të yndyrnave të pangopura.
  • Gatuani pa yndyrë të shtuar. Preferoni metodat e gatimit si: avull, mikrovalë, sgarë, furrë, tenxhere me presion, në vend se të skuqni, gatuani në tigan.

Për gurët e oksalatit të kalciumit

  • Dietë normokalorike dhe normoproteike, me përmbajtje normale të kripës dhe kalciumit dhe me një furnizim të lëngjeve të tilla që të ruajnë vëllimin e diuresës prej rreth 2 litra në ditë.
  • Zvogëloni konsumimin e ushqimeve që përmbajnë oksalate veçanërisht nëse hiperoksaluria është e pranishme (rritje e sekretimit urinar të oksalatit të kalciumit)
  • Shmangni konsumin e ushqimeve që përmbajnë fitate (përbërës të pranishëm në disa ushqime të afta për të burgosur kripërat minerale duke i bërë ato të padisponueshme për thithjen dhe grumbullimin) që duhen të pengojnë kristalizimin e kripërave të kalciumit

Për gurët e acidit urik

  • Konsum i kontrolluar i kalorive
  • Reduktimi i marrjes së purinës. Ushqimet që përmbajnë sasi të larta të tij kanë një përmbajtje të lartë të mbetjeve acidike dhe priren të acidifikojnë urinën dhe për këtë arsye rrisin sekretim urinar të acidit urik.
  • Reduktimi i marrjes së proteinave që nuk duhet të kalojë 1 g / kg / ditë

Më poshtë do të tregojmë ushqimet që nuk lejohen, lejohen në moderim, lejohen dhe këshillohen në rastin e patologjisë së treguar dhe të ndarë sipas natyrës së gurit.

Në vijim të udhëzimeve, sidoqoftë, duhet të merret në konsideratë që, për të marrë një dietë të saktë dhe të ekuilibruar që i siguron trupit gjithë ushqyesit që i nevojiten, është e nevojshme të merret sasia (pjesa) e duhur e ushqimit dhe të respektohen frekuencat me të cilat ushqime të caktuara ato duhet të konsumohen, çdo ditë ose javë, brenda një skeme të personalizuar ushqimore.

Regjimi ushqimor duhet të respektojë ekuilibrin e energjisë të secilës dhe energjia e futur duhet të jetë e barabartë me atë të shpenzuar në mënyrë që të mos rritet rreziku i obezitetit, mbipeshës, por edhe kequshqyerjes.

Ushqime jo të lejuara

Për gurët e oksalatit të kalciumit

  • Alkooli dhe pijet alkoolike
  • Ushqimet e ruajtura në kripë, të konservuara në kuti, sallamrat e stazhionuar ose të tymosura, koncentrant supe dhe ekstrakte mishi sepse ato përmbajnë sasi të lartë kripe.
  • Ushqimet e shpejta të pasura me yndyrna të hidrogjenizuara (trans) gjithashtu prezent në shumë produkte të përgatitur industrialisht dhe ushqimet e gatshme.
  • Ushqime si patatina, kokoshka dhe kikirikë
  • Të skuqura, friturat, salcat.
  • Yndyrnat si gjalpi, pana margarina, panceta.
  • Të brenshmet (mëlçi dhe veshka), mish me yndyrë, mishrat nga kafshët e egra.
  • Molusqet dhe ushqimet e detit
  • Të stazhionuarat me përmbajtje të lartë yndyre të ngopur, sallam, salçiçe, mortadella, etj. përveç pjesëve me yndyrë të mishit.

Për gurët e acidit urik

  • Alkooli dhe pijet alkolike
  • Ushqime të ruajtura në kripë, konservuar ose shëllirë, të stazhionuara ose të tymosura, koncentratet e pulës dhe ekstrakte mishi sepse ato përmbajnë sasi të lartë kripe.
  • Ushqimet e shpejta të pasura me yndyrna të hidrogjenizuara (trans) gjithashtu prezent në shumë produkte të përgatitur industrialisht dhe ushqimet e gatshme.
  • Ushqime si patatet e skuqura, kokoshka dhe kikirikë.
  • Majonezë dhe salca të tjera të përpunuara.
  • Të skuqurat, friturat.
  • Yndyrnat si gjalpi, margarina, pana, pançeta
  • Të brendshmet si (mëlçi dhe veshka), mish me yndyrë dhe mishi nga kafshët e egra.
  • Molusqet, ushqimet e detit dhe havjar.
  • Të stazhionuarat me përmbajtje të lartë yndyre të ngopur, sallam, salçiçe, mortadelë, etj edhe pjesët me yndyrë të mishit.
  • Pijet me sheqer, siç janë kola, uji tonik, çaji i ftohtë, por edhe lëngjet e frutave, sepse ato përmbajnë natyrshëm sheqer edhe pse mbajnë fjalët “pa sheqer të shtuar” dhe sigurojnë shumë kalori.
  • Embëlsira të tilla si, pasta, torta, biskota, puding, ëmbëlsira, buon dolçe, briosh.
  • Sheqer për të ëmbëlsuar pijet.
  • Fruta në shurup.
  • Peshqit blu me një përmbajtje të lartë purine të tillë si sardelet, açuge, aliçe.

Ushqime të lejuara me moderim

Për gurët e oksalatit të kalciumit

  • Kripa – Eshtë rregull i mirë për të zvogëluar sasinë e shtuar në ushqim gjatë dhe pas gatimit dhe për të eleminuar konsumin e ushqimeve që natyrisht përmbajnë sasi të larta (ushqime të konservuara ose sallamrat koncentratet, ekstrakte të mishit, salca të llojit të sojës).
  • Ushqime të pasura me oksalate. Të vlerësohet me mjekun shkallën e kufizimit në dietë pasi ato kanë vlera të rëndësishme shëndetësore.
  • Spinaqi, ravena, majdanozi, burdullaku, qepa, sallata jeshile, panxhar, nenat, lakër, lakër brukseli, domate jeshile.
  • Çaj jeshil
  • Pluhur kakao dhe çokollatë

Për gurët e acidit urik

  • Fruta, dy-tre fruta, mundësisht me lëkurë (të lara mirë), pasi kjo sjell fibra dhe vitamina. Vëmendje mbi të gjitha për frutat më me shumë sheqer si rrush, hurmë, fiq.
  • Mishi dhe shpendët (pjesë prej rreth 100 gramë)
  • Poshutë (pjesë prej rreth 50 gramë).
  • Peshk të madhësisë mesatare sepse përmbajnë purine: peshk shpat, merluc, krap, troftë, peshk gurë, sogliola, rombo (pjesë prej rreth 150 gramë)
  • Disa lloje të perimeve si, asparagus, spinaq, lulelakër dhe kërpudha.
  • Kripa: Eshtë një mënyrë e mirë për të zvogëluar sasinë e shtuar në ushqim gjatë dhe pas gatimit dhe për të eleminuar konsumin e ushqimeve që natyrisht përmbajnë sasi të larta kripe si: (ushqime të konservuara ose sallamrat, koncentrat dhe ekstrakte të mishit, salca të llojit të sojës)
  • Vajrat vegjetale të pangopura si vaji i ullirit ekstra i virgjër, vaji i orizit ose vajrat nga farat : soje, luledielli, misër, kikirikë (për vlerën e tyre kalorike, kontrolloni konsumin e tyre duke i dozuar me një lugë)

Ushqime të lejuara dhe të rekomanduara

Ushqimet e mëposhtme, për shkak të përbërjes dhe natyrës së tyre, lejohen dhe rekomandohen për gurët e oksalatit të kalciumit dhe të acidit urik:

  • Uji, të paktën 2 litra në ditë, mundësisht oligomineral
  • Bukë, makarona, oriz, tërshër, elb, grurë dhe karbohidrate të tjera komplekse duke favorizuar ata me një indeks të ulët glicemik, më të pasur me fibra, duke alternuar me analogët e rafinuar. Embrion i grurit dhe krundet e grurit janë të pasura me fitate.
  • Qumësht dhe kos i skremuar ose pjesërisht i skremuar, të paktën një pjesë në ditë.
  • Djathrat, dy herë në javë, të freskëta ose të stazhionuar, siç është Grana Padano DOP e cila përveç se është e mbushur me vlera për organizmin tonë, ajo mund të konsumohet duke e grirë çdo ditë (një lugë 10 g) për ti dhënë shije gatimeve në vend të kripës, ai është i pasur me proteina me vlera të larta biologjike, kalcium (25 g Grana Padano përmbajnë 300 mg kalcium) dhe minerale dhe vitamina të tjera të rëndësishme duke përfshirë B12 dhe vitaminën A krejtësisht e disponueshme.
  • Perime të papërpunuara dhe të gatuara me përjashtimin të atyre të treguara më parë. Shumëllojshmëria në zgjedhje lejon që të futen saktë kripërat minerale, vitaminat dhe antioksidantët e nevojshëm për organizmin.
  • Patatet nuk duhet të konsiderohen si perime, por si një zëvendësim i bukës ose makaronave.
  • Bishtajoret duhet të hahen të paktën dy herë në javë. Eshtë e rëndësishme që ato të konsiderohen si një vakt kryesor dhe jo si pjatë anësore; prandaj ato duhet të alternohen me mish, peshk, sallam, djathë dhe vezë. Eshtë një strategji e mirë për të përgatitur pjatat unike të bazuara në drithëra dhe bishtajore (siç janë orizi dhe bizelet, makaronat dhe fasulet, makaronat dhe qiqrat, etj.).
  • Vezë, dy kokrra në javë
  • Vajrat vegjetale të pangopura si vaji i ullirit ekstra i virgjër, vaji i orizit ose vajrat e farërave: soje, luledielli, misër, kikirikë (për vlerën e tyre kalorike, kontrolloni konsumin e tyre duke i dozuar me një lugë)

Për më tepër, për gurët e oksalatit të kalciumit lejohen dhe këshillohen dhe ushqimet e mëposhtme:

  • Fruta me një përmbajtje minimale të oksalateve: banane, qershi, mollë, pjepër, grejpfrut, rrepka.
  • Proshutat me feta të preferueshme janë proshutë e gatuar, proshutë krudo, mish i thatë, bresaola, proshutë pule për aq kohë sa ato konsumohen jo më shumë se 1 ose 2 herë në javë.
  • Mishi i kuq dhe i bardhë (nga pjesët pa yndyrë), mesatarisht 3 herë në javë. Shpendët pa lëkurë.
  • Peshku i të gjitha llojeve të paktën tre herë në javë.

RREGULLA TË PËRGJITHSHME

Në rast obeziteti ose mbipeshës ne rekomandojmë uljen e peshës dhe të “belit”, që është perimetri i barkut, një tregues i sasisë së yndyrës së depozituar në një nivel visceral.

Vlerat e perimetrit të belit më të mëdha se 94 cm tek burrat dhe 80 cm tek gratë shoqërohen me një rrezik kardiovaskular “të moderuar”, vlera më të mëdha se 102 cm tek burrat dhe 88 cm në gratë shoqërohen me një “rrezik të lartë”.

Një peshë normale ul jo vetëm nivelet e uricemisë në gjak, por gjithashtu zvogëlon faktorët e tjerë të rrezikut kardiovaskular (të tilla si hipertensioni arterial, hiperkolesterolemia, hipertrigliceridemia, rezistenca ndaj insulinës).

  • Monitoroni peshën një herë në javë për të shmangur fitimet në peshë që mund të vijnë nga nefrolithiasis.
  • Shmangni dietat ! Humbja e peshës duhet të jetë graduale në mënyrë që të mos përkeqësohet hipererucemia.
  • Bëni stilin e jetës më aktiv (braktisni jetën sedentare! Shkoni në punë në këmbë, me biçikletë ose parkoni larg, nëse mund të shmangni përdorimin e ashensorit dhe të merrni shkallët në këmbë)
  • Praktikoni aktivitetin fizik të paktën tre herë në javë si të tipit aerobik ashtu edhe forcues të muskujve (anaerobe).

Aktiviteti fizik i vazhdueshëm është thelbësor për të eleminuar yndyrën e tepërt dhe për të humbur peshë siç duhet.

Thuajini jo pirjes së duhanit: pirja e duhanit dëmton veshkat

KËSHILLA PRAKTIKE

  • Për të arritur në sasitë e duhura të ujit, këshilla është që të pini 250-300 ml lëngje çdo orë gjatë ditës dhe, në rast zgjimi, gjatë natës.
  • Ziejini perimet me shumë ujë për të lehtësuar lëshimin e oksalateve.
  • Një infeksion i traktit urinar i shkaktuar nga bakteret mund të jetë shkaku i formimit të kristaleve struvite. Kontaktoni mjekun i cili do të vlerësojë një trajtim më të përshtatshëm.
  • Në prani të gurëve cistinë, pini deri në 4 litra ujë në ditë dhe zvogëloni proteinat shtazore (mish, peshk, vezë). Mjeku juaj mund t’ju këshillojë të alkalizoni urinën tuaj duke përdorur citrat kaliumi.