Teatri i Gjilanit i çon selame bashkatdhetarëve – n’Gegnisht

Teatri i Gjilanit, i udhëhequr nga drejtori Erson Zymberi, ka pralajmëruar edicion special për bashkatdhetarët, të cilin e ka cilësuar të jashtëzakonshëm, raporton Mediafokus.info.

Por, edhe në promovimin e publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni, vërehet diçka e jashtëzakonshme – përdorimi i elementeve të Gegnishtes, të cilat, për një pjesë të gardianëve të Standardit të vitit 1972 edhe sot e asaj dite kjo duket fatale, vijon Mediafokus.info.

Lexojeni më poshtë selamin e Teatrit të Gjilanit përplot dashni, në faqen e tyre zyrtare:

“Të fala nga Gjilani” | Edicioni special për bashkëatdhetarët tanë vjen së shpejti në një format të jashtëzakonshëm.

Kangë, dashni e shumë t’fala prej Gilani për krejt mërgimtarët tanë pa të cilët Gjilani sivjet nuk asht i njajtë. Ju duem pa masë e na mungoni fort

Në vend të mirëseardhjes, të fala nga Gjilani.

E martë, ora 18:00, online / livestream.”

/Mediafokus.info/