Teatri i Gjilanit rikthehet me ‘7 shkallët’, këto dy police i rezervuan të parat biletat për shfaqje

Teatri i Gjilanit rikthehet sonte me premierën e shfaqjes ‘7 shkallët’, pas një pauze të gjatë, shkaku i pandemisë, shkruan Mediafokus.info

Për ta ndjekur këtë shfaqje, ndër të parat i kanë siguruar biletat edhe këto dy police.

‘Sa kënaqësi me e nis ditën me dy policet, Gjylsimen dhe Rukijen, të cilat ishin të parat e mëngjesit të sotëm që rezervuan biletat për premieren e shfaqjes “7 shkallët”, nga ideja se mund të mbeten pa bileta. Zemra mal që kemi shembuj të tillë dhe që Teatri i Gjilanit vazhdon të zgjojë interesim të jashtëzakonshëm me prodhimet e veta kulturore’, ka thënë drejtori Erson Zymberi, i cili ka postuar këtë foto me policet.

“7 shkallët” është një përmbledhje e skenave të hit filmave, këngëve e shfaqjeve më të suksesshme të një periudhe të caktuar kohore. Shumë vallëzim, këngë, remake të skenave të filmave botërore ju presin me një format spektakolar” thuhet në njoftimin e Teatrit.

Në shfaqje luajnë: Alban Shahiqi, Artan Selimi, Avni Shkodra, Emine Toska, Erneset Zymberi, Gani Rrahmani, Kushtrim Qerimi, Safete Mustafa-Baftiu, Tringa Hasani.

Për shkak të respektimit të masave, numri i ulëseve është i kufizuar dhe bartja e maskës në të gjitha hapësirat e teatrit është obligative. /Mediafokus.info