Teatri i Gjilanit solidarizohet me Teatrin Kombëtar Shqiptar, anulon shfaqjen

Teatri i Gjilanit solidarizohet me aktorët e Teatrit Kombëtar Shqiptar që prej mbrëmë po protestojnë kundër shembjes së kullës simbol të artit dhe kulturës në Tiranë.

Me rastin e shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar në Tiranë, sot anulojmë shfaqjen e Teatrit Kombëtar të Kosovës “Skenderbeu ose Dashuri dhe Liri”, që ishte planifkuar të jepet sonte online / livestream në faqet e të gjitha teatrove të Kosovës, pjesëmarrëse në kalendarin e përbashkët për muajin maj, thuhet në njoftimin e Teatrit të Gjilanit.

Teatri ka ekzituar para nesh dhe do të ekzistojë përgjithmonë.

#meteatrin, përfundon reagimi i TPGJ. /mediafokus.info