Teuta Sahatqija emërohet zëvendësministre në MPJ

Ish Konsullja e Republikes se Kosoves ne New York, Teuta Sahatqija, është emëruar zëvendësministre në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook.

“Falënderoj Kryeministrin Hoti, për besimin dhe emërimin Zv.Ministre në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporë. Mirëpres një bashkëpunim të ngushtë me Ministren Meliza Haradinaj Stublla në avancimin e agjendës së politikës së jashtme. Gëzohem që në cilësinë e re do të bashkëpunojë me diplomatët e MPJD e që vazhdon në mënyrë cilësore gjatë viteve. Do të jetë nderë për mua të shërbej Kosovës në këtë resor aq të rëndësishëm në këtë kohë sfiduese”, ka thënë Sahatqija./Mediafokus.info/