Thaçi e Kurti takohen sot, edhe kjo në Kosovë përbën lajm

Raportet mes krerëve të insitutucioneve kryesore të shtetit në Kosovë, janë aq të rënduara, sa edhe një takim pune, mes presidentit Hashim Thaçi dhe kryemnistrit Albin Kurti, përbën lajm dhe raportohet si diçka e jashtëzakonshme.

Sot pritet të realizohet një takim në mes të presidentit dhe kryeministrit, por nuk është konfirmuar ende ora e takimit.

Presidenti ka propozuar tri termine pë takim: ora 10:00, 11:00 ose 12:00.

Kryeministri Kurtit i është lënë mundësia të zgjedhë.

Deri më tani nuk konfirmuar takimi Thaçi-Kurti. Dihet se Kurti e refuzoi para dy ditësh një takim me presidentin, në cilësinë e liderit partiak, por tha se do t`i përgjigjet ftesës për takime në cilësinë e kryeministrit./mediafokus.info