Thaçi ka thënë se Sveçla ka hyrë në dhomën e përgjimeve në telekomin e Kosovës

Një vizitë e paparalajmëruar e Xhelal Sveçlës në Dhomën e Përgjimeve të Telekomit të Kosovës para rreth dy javësh, është përmendur të mërkurën nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Thaçi ka thënë se u.d. i ministrit të Punëve të Brendshme, së bashku me shefin e tij, kryeministrin në detyrë Albin Kurtin dhe zv/kryeministrin Haki Abazi kanë hyrë në dhomën e përgjimeve të Post-Telekomit të Kosovës për tri ditë radhazi.

Thaçi ka kërkuar që Kurti, Abazi dhe Sveçla të japin përgjegjësi para organeve kompetente. Ka thënë se futja në dhomën e përgjimeve në Telekom përbën vepër penale.

“Në atë dhomë mund të futet vetëm kryeprokurori. Pse ky grup është futur në dhomën e përgjimeve. Çfarë kanë dashur ata në dhomën e përgjimeve në PTK. Albin Kurti, Haki Abazi dhe Xhelal Sveçla, kanë ndalur kamerat dhe kanë hyrë për tri ditë në dhomën e përgjimeve në PTK”, ka thënë Thaçi në RTV Dukagjini.