Thaçi: Me Serbinë e kam pas ‘liri a vdekje’

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka publikuar një video të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Në këtë video, presidenti ishte mysafir në “Oxygen” te Besim Dina kohë më parë ku ka treguar për lëvizjet e tij nëpër trojet shqiptare.

Thaçi në këtë video edhe i përgjigjet pyetjes së Besimit që ia bëri për nofkën e tij të quajtur “Gjarpër”.

Thaçi aty përgjigjet se kjo nofkë i ka mbetur pikërisht pas lëvizjeve të shumta që ka pasur në trojet shqiptare.

E këto lëvizje ai i përshkruan edhe me duar…

“Bashkëluftëtarët duke i pa këto lëvizjet e mia të shpeshta, dhe duke pa që Serbia nuk mund të na kapte thjeshtë, atëherë filluan thirrjet “Gjarpër” për shkak të lëvizjeve të mia të shpeshta…”, thotë ndër tjera presidenti në përgjigjen e tij.

Ai thotë se kundër Serbisë kurrë nuk është fshehur.

“Kurrë në jetën time unë si luftëtar nuk kam mbajt maskë. Me Serbinë e kam pas liri a vdekje”, thotë tutje Presidenti.