Thaçi: Nuk ka agjendë sekrete, ka ardhur koha të sjellim paqe në rajon

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se në Uashington nuk shkohet për një marrëveshje të fshehtë me Serbinë dhe nuk ka agjendë sekrete. Ai ka kërkuar përkrahje nga të gjithë faktorët politikë në dialogun me Serbinë.

“Deklaratat e bëra nga analistë të caktuar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë nuk ndihmojnë. Nuk ka agjendë sekrete. Nuk ka marrëveshje të fshehta. Nuk ka plan sekret”, ka shkruar ai në Twitter.

Thaçi ka kërkuar bashkëpunimin e faktorit vendor në këtë proces final.

“Kërkoj fuqimisht që të gjithë të i bashkohen procesit dhe të na ndihmojnë ne – dhe rajonin, që të arrijmë një marrëveshje finale me jetëgjatësi mes Kosovës dhe Serbisë. Kemi një momentum, falë SHBA’së dhe aleatëve tanë – dhe ka ardhur koha që të sjellim finalizimin e paqes vendeve tona dhe rajonit”, ka shtuar ai./mediafokus.info