Thaçi optimist: Do të arrijmë më tepër seç presin skeptikët

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pret që në Shtëpinë e Bardhë të hapet një kapitull i ri për zgjidhjen e problemeve mes dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë.

Ai duke folur në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës, ka theksuar se Kosova ka bazë Kushtetutën e vendit.

“Do të jetë një takim jo i lehtë, i vështirë. Si delegacion i Kosovës do të jemi unik”.

Madje, ai pret që t`i befasojë edhe skeptikët.

“Unë shpresoj se do të arrijmë më tepër seç presin skeptikët. Takimi do të jetë me vështirësi, do të jetë shumë i rëndë, sepse Serbia, për fat të keq, ende vazhdon të shikon nga e kaluara dhe pak të fokusohet për të ardhmen.

Mandej e shikojnë Kosovën në aspektin e mitit dhe historisë së rrejshme dhe jo në realitetin e Kosovës së pavarur e sovrane. Megjithëse institucionet dhe liderët në Serbi e dinë se Kosova është vend i lirë e i pavarur dhe se kjo gjë është e pakthyeshme./mediafokus.info