Thaçi thotë se takimi në Washington është kthesë historike

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë një konferencë për gazetarë, ka deklaruar se delegacioni i Kosovës do të shkojë i përgatitur në Washington, shkruan Mediafokus.info.

Sipas Thaçit,  ka thënë se takimi që do të mbahet në Shtëpinë e Bardhë është “kthesë historike dhe dhe mundësi të papërsëritshme për rifillimin e një procesi shumë të vështirë”.

“Siç edhe e dini takimi i Ëashingtonit po afrohet, institucionet e shtetit të Kosovës e kanë marrë me përgjegjësi dhe seriozitet shumë të lartë këtë takim. Në Washington shkojmë me parime të qëndrueshme, në këtë rast dua të falënderoj presidentin Trump dhe të dërguarin special të tij, Richard Grenell, për përkushtim dhe mbështetjen e dhënë për Kosovën dhe qytetarët e saj. Takim e paralajmëruar në Shtëpinë e Bardhë e konsiderojmë si kthesë historike, dhe mundësi të papërsëritshme për rifillimin e një procesi shumë të vështirë, të rëndë por të domosdoshëm për paqen”.

Presidenti i vendit ka theksuar se Kosova shkon me flamurin shtetëror, i cili është integriteti territorial i Republikës së Kosovës. /Mediafokus.info/