Tjetër viktimë nga coronavirusi

Një tjetër viktimë në moshë fare të re, është shënuar nga coronavirusi në orët e fundit në Shqipëri, raportojne mediat shqiptare.

Pas mjekut 53-vjeçar Anibal Byberi, mësohet se mbrëmjen e djeshme ka gjetur vdekjen një i ri 28 vjeç.

Viktima është 28-vjeçari Anton Çuni, i cili ishte punonjës i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Shkodër.

Duke bërë me dije lajmin e hidhur OSHEE Shkodër, ndan edhe foton e të riut i cili punonte si elektriçist.

“Virusi nuk njeh moshë, aq më tepër profesion… Padrejtësisht i mori jetën kolegut tonë, elektriçistit 28-vjeçar, Anton Çuni. Me hidhërim të madh, të pikëlluar, i shprehim ngushellime të sinqerta familjes, të afërme dhe miqve . U prehtë në paqe”, shkruhet në publikim.