Totali i infeksionit me COVID-19 në Gjilan me katër shifror karakteristik

Numri total i infeksionit me COVID-19 në Gjilan ka arritur në katër shifror, por katër shifrat kanë numër të njëjtë – 1111, raporton Mediafokus.info.

Këtë e ka bërë publike kryetari i kësaj Komune, Lutfi Haziri, përmes një postimi në Facebook.

“Nëse vazhdoni me qenë solidar dhe lojal si deri sot në ditën #218 në luftë kundër pandemisë, do të jemi Komuna që do të përkujtojë 47 qytetarë që e humbën betejën me #COVID19.  Gjendja e përgjithshme e përballjes me pandeminë është kjo: 1111 të infektuar në total, 986 të shëruar, 78 raste aktive, 47 të vdekur, 15 në hospitalizim dhe 122 mostra në pritje. Kujdes, mos u bën për kujdes intenziv!”, ka shkruar Haziri./Mediafokus.info/