Tre shqiptarë bashkë, në homazhe te Varrezat e Dëshmorëve

Jo rastësisht thuhet “tre shqiptarë s`i bën dot bashkë" dhe kur ndodh t`i shohësh bashkë, kjo përbën lajm.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi janë renditur krah njëri tjetrit për të nderuar së bashku dëshmorët e atdheut, duke vendosur kurora me lule në memorialin “Nënë Shqipëri”.

Më herët nderimet tek memoriali “Nënë Shqipëri” ka bërë edhe kreu i demokratëve Lulzim Basha, i cili vendosi një kurorë me lule edhe në nderim të 22 intelektualëve të pushkatuar pa gjyq nga diktatura komuniste, pas bombës në ish ambasadën sovjetike, në simbol të nderimit të opozitarizmit dhe shprehjes së lirë./mediafokus.info