Tre të vdekur nga aksidenti në autostradën Prishtinë – Shkup

Tre persona kanë ndërruar jetë sot në orët e mbrëmjes gjatë një aksidenti që ka ndodhur në autostradën Prishtinë-Shkup, në afërsi të fshatit Babush.

Rasti është konfirmuar nga Luljeta Mehmeti nga Policia e Kosovës.

“Mund të konfirmojmë se sot rreth orës 19.00 ka ndodhur një aksident trafiku në mes të tri veturave në autostradën Prishtinë – Shkup, në afërsi  të Babushit.

Policia e Kosovës i është përgjigjur rastit menjëherë në koordinim me Prokurorin e Shtetit, Ekipet Mjekësore si dhe Kompanitë për Menaxhimin dhe Mirëmbajtjen e Autostradës.

Si pasojë e aksidentit, ekipet mjekësore kanë konstatuar vdekjen e tre personave. Njësitë Policore dhe institucionet tjera janë ende në vendngjarje duke u marrë me rastin”, ka thënë Mehmeti.