Tre u shpëtuan, gruaja që po kërkohej gjendet e mbytur në Gjipe
Është gjendur e mbytur në Gjipe gruaja që po kërkohej që nga mëngjesi i sotëm pas përmbysjes së barkës në Himarë.
Ajo është gjetur nga policia kufitare 250 metra larg bregut në gjirin e Gjipesë ndërsa më herët u gjenden tre të tjerët, fatmirësisht gjallë, raporton Top Channel.
Fillimisht u raportua për tre persona, por policia bënë me dije se në varkë ishin 4 persona, 3 janë anëtarë të një familje dhe një punëtor.
Dy bashkëshortët dhe djali i tyre 25 vjeç së bashku me një punëtor kanë dalë në orët e para të mëngjesit të sotëm për të mbledhur rrjetat me një mjet detar të vogël, por kanë ngecur tek shpella e Pëllumbave.
Policia ka mundur të shkojë te Shpella e Pëllumbave, por gruaja e cila ka qenë në barkë nuk u gjet nga policia deri në këto momente.
Më pas, pas disa orësh falë operacionit të shpëtimit, babai, djali dhe punëtori u nxorën në breg në Jalë.