Tregjet nuk do të hapen nesër

Komisioni emergjent i Gjilanit për përcjelljen e masave për parandalimin e përhapjes së Coronavirus COVID-19, ka marrë vendim, ndër të tjera edhe për mbylljen e tregjeve.

Në Gjilan, shumica e tregjeve mbahen ditën e shtunë.

Tregu i kafshëve dhe tregu i gjelbër mbyllen në një afat të pacaktuar, sikurse do të bëhet largimi i të gjithë shitësve të pemëve dhe perimeve nga hapësira publike, ndalimi i shitjes së ushqimeve në hapësirat publike.

Komisioni ka apeluar te qytetarët që të mos krijojnë situatë të panikut, duke krijuar rezerva të mëdha ushqimore./mediafokus.info