Tri gabimet e Albin Kurtit

Tefik Ibrahimi

Ndoshta Albin Kurti fare nuk e lexon këtë koment, mirëpo ky është mendimi im.

Përkundër respektit që kam ndaj tij, edhe pse nuk jam në VV dhe në asnjë parti, dua t’i tregoj se përkundër fillimit të mbarë të punës si Kryeminister, ai për 42 minuta (lexo:42 ditë) shënoi tri herë nga ofsajdi. (VAR ia anuloi).

1. Zgjedhja e Glaukut për Kryeparlamentar me një nguti dhe pastaj shkarkimi i tij, ishte gabimi i parë.

2. Paraqitja në konferencë për shtyp për taksën pa u konsultuar me partnerin e koalicionit.

Taksa e shkarkoi Ramushin. A nuk more mësim nga ai?

Eshtë dasht ta hjekësh atë taksë që në fillim e për reciprocitet prit kur të jemi shtet i barabartë me Serbinë, i pranuar në KB, UNESCO e INTERPOL.

3. Shkarkimi i ministrit Agim Veliu me një nguti që as komunizëm kështu nuk ka mund me ndodhë.

Edhe në kompani private kur largohet një punëtor thirret bisedohet me të dhe i dorëzohet me shkrim vendimi. E ti??

A nuk pate një këshilltar të mençur, apo si duket edhe ti në mesin tënd në VV ke njerëz të LDK, PDK, AAK që po të këshillojnë mbrapshtë.

Shëndet e t’mira!