Tribunali Special konfirmon se ka arrestuar pjesëtarin e FSK-së, Sali Mustafa

Ka filluar arrestimi i personave të akuzuar nga Tribunali i Hagës. Gjykata Speciale ka njoftuar se ka dhënë urdhër për arrestimin e Sali Mustafës, ish-shef i inteligjencës së FSK-së, që ka qenë pjesëtar i UÇK-së.

Spcialja thotë se ai u arrestua pas aktakuzës së konfirmuar.

“Salih Mustafa u arrestua sot në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, në bazë të një fletarrestimi, urdhri për transferim dhe aktakuzës së konfirmuar, të lëshuara nga një gjykatës i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Speciales, shkruan express.

Mustafa, sipas Gjykatës Speciale, është duke u dërguar në Hagë.

“Z. Mustafa po transferohet në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë dhe do të dalë para gjykatësit të procedurës paraprake pa vonesë të papërligjur”.

“Sipas Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, policia në kuadrin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar ka autoritetin dhe përgjegjësinë që të ushtrojë kompetencat që i janë dhënë policisë së Kosovës, sipas ligjeve të Kosovës. Në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar gjithashtu përcaktohet se personi kundër të cilit është konfirmuar aktakuzë, merret në ndalim në zbatim të urdhërarrestimit ose fletarrestimit të lëshuar nga Dhomat e Specializuara”.