Trishtuese: Kokën e prerë të fëmijës e dërgon në parlament

Një burrë, besoni ose jo, hiq më pak se kokën e një fëmije ishte përpjekur ta fuste në parlament. Policia e arrestoi burrin që po përpiqej të hynte në ndërtesën e parlamentit, duke mbajtur kokën të mbështjellë si një dhuratë.

Policia tha se viktima ishte një fëmijë i moshës 5-8 vjeç, pa dhënë më shumë detaje, raporton AP.

Garda Parlamentare e Ugandës, një grup lokal që mbikëqyr veprimtaritë e legjislaturës, deklaroi se paketa e tmerrshme duhej të ishte dorëzuar në zyrën e kryetares së Parlamentit, Rebecca Kadaga.

Ligjbërësit aktualisht po konsiderojnë një ligj që do të parashikonte dënimin me vdekje për krimin e flijimit të njerëzve.

Banorët e Ugandës shprehën pakënaqësinë e tyre për incidentin në rrjetet sociale, dhe disa theksuan se ai kishte karakteristikat e një vrasjeje rituale. Sipas policisë dhe disa grupeve të vëzhgimit, fëmijët shpesh janë shënjestër e vrasjeve të tilla në të gjithë vendin e Afrikës Lindore.