Tronditë ekspertja kineze: Kaq vite mund të mbijetojë Coronavirusi

Coronavirusi mund të mbijetojë deri në 20 vite në temperatura në minus 20 gradë Celsius, të paktën kështu pretendon një nga ekspertët më të shquar kinezë.

Profesoresha Li Lanjuan, anëtare e ekipit të ekspertëve kinezë në luftën kundër COVID-19, ka deklaruar se virusi mund lehtë të bartet nga shteti në shtet, kjo pasi mbijeton gjatë në temperatura të ulëta, transmeton Telegrafi.

Epidemilogia kineze u ka bërë thirrje autoriteteve të vendit të saj të forcojnë inspektimin e importimit të produkteve ushqimore të ngrira siç është salmoni, me qëllim që të parandalohet përhapja e mëtejme e infeksionit.

Profesoresha Li këto komente i bëri sot gjatë një takimi në Hangzhou në lindje të Kinës.

“Coronavirusi në veçanti nuk frikësohet nga të ftohtit. Virusi mundtë mbijetojë për muaj të tërë në minues 4 gradë Celsius dhe për 20 vite në minus 20 gradë. Kjo shpjegon pse virusi është zbuluar disa herë në tregjet e frutave të detit, ku aty nxirren gjallesat nga ujërat shumë të ftohta. Është e mundur që virusi të bartet nga njëri shtet në tjetrin”, ka shtuar ajo.a./Mediafokus.info/