Tronditë vajza e mbijetuar: Motra qëndroi dy muaj pa ngrënë, u pushtua nga djalli

Blerta Josifi nga Shqiperia është e vetmja e mbijetuar e ngjarjes së rëndë të raportuar pak ditë më parë, ku ajo dhe nëna u vetëflijuan.

Ajo ka dëshmuar sot për atë që ka ndodhur, duke thënë se motra e saj qëndroi 52 ditë pa ngrënë, deri sa humbi jetën.

Thotë se motra ishte pushtuar nga djajtë, ndërsa me nënën luteshin që ajo të ringjallej.

Dëshmia e plotë:

Që kur isha 15 vjeç kam ndjekur Dëshmitarët e Jehovait. Më vonë kemi qenë edhe në Kishën Ungjillore. 2 vitet e fundit u shkëputëm dhe nuk shkonim në asnjë kult fetar, por besonim në ringjallje dhe i kryenim ritet në banesë.

Ritet e ringjalljes fillimisht i nisi Anisa në fillim të vitit 2019.

Qëndroi duke u lutur dhe pa ngrëne gati 2 muaj deri në mars të 2019 ku ra në gjumë të thellë, sepse u pushtua nga demonët.

Motrën e lyenim me uthull se kështu na mëson bibla jonë.

Një vit pasi motra ra në gjumë nisëm sakrificën unë dhe mami. Pinim vetëm ujë të filtruar në napa dhe nuk konsumonim ushqim.

Gjithë diten luteshim për të kthyer në jetë motrën. Në ditët e para të korrikut mami ra pa ndjenja në mes të dhomës ku po lutej. Pas kësaj, unë vazhdova ritin derisa erdhi policia.