Tronditëse: Pacienti me COVID-19 hidhet nga kati i 4-të i spitalit “Shefqet Ndroqi”

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, në Tiranë.

Mësohet se një pacient 65-vjeçar, i prekur me COVID-19, me inicialet H.M., nga Fushë-Kruja, është hedhur nga kati i 4 i spitalit të Sanatoriumit duke i dhënë fund jetës.

Dyshohet se viktima ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike. Ndërsa prej dy ditësh ai ishte shtruar në spital, raporton Top Channel.

Reagimi i policisë për ngjarjen:

Më datë 02.09.2020, rreth orës 20:00, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi H.M., 65 vjeç dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë, kjo është ngjarja e dytë fatale e së njëjtës natyrë, pasi më herët (më 13 gusht) një 29-vjeçar u hodh nga kati i tretë i Sanatoriumit.

Për rastin e këtij të fundit u tha se 29-vjeçari ishte në gjendje të rënduar psikologjike, çka e shtyu atë të merrte vendimin tragjik për jetën e tij. Gjatë natës ai kishte kaluar kriza paniku.