Trump kërkon shtyrjen e zgjedhjeve të nëntorit

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka kërkuar sot shtyrjen e zgjedhjeve presidenciale të muajit nëntor. Kjo pasi Shefi i Shtëpisë së Bardhë i druhet rritjes së numrit të qytetarëve që votojnë me postë, çka mund të çojë në manipulim të rezultateve.

Donald Trump sugjeroi që zgjedhjet të shtyhen deri sa qytetarët “të mund të votojnë siç duhet, të sigurt”.

Përmes një postimi në “Twitter” Trump u shpreh se votimi me postë do të bënte votimin e nëntorit “më të pasaktin dhe mashtruesin në histori” dhe do të ishte një “turp i madh për SHBA-të”.

Në fillim të korrikut, gjashtë shtete amerikane po planifikonin të zhvillonin zgjedhjet me postë zgjedhjet: Kalifornia, Utah, Hawaii, Kolorado, Oregon dhe Washingtoni.