Udhëheqja në shtetin demokratik

Shkëlzim Gashi

Unë ta besova udhëheqjen si popull, të votova që ti nesër ta zhvillosh ekonominë, të kujdesesh për rend e siguri, të jesh në shërbim të qytetarit, që t’i mbrosh të drejtat e artistit, t’i ruash monumentet kulturore e historike, t’i restaurosh e jo t’i rrënosh për përfitime individuale e klanore.

Ti pakicë je krymenister, je minister, je deputet, jo me kantratë të përjetshme, por per 4 vjet.

Mos harro që neser mundesh me ju kthy zanatit te vjeter narkoman, tjetri bujqësisë e tjera e tjera, por populli është e do të jetë gjithmonë.

Kontraten qe ta ka besua, ti e shfrytëzove për të rrënuar teatrin, një monument historik qe ia kanë pas lakmi shumë shtete evropiane.

E ti e rrënove per para, per nje leter te pa vlerë, e shite nderin, moralin.

Vizitoje Dubrovnikun në Kroaci, ku një gur ka vlerë e lëre më një teatër.

Kjo që bën ti, nuk eshte demokraci, është diktaturë, sepse e bëre për interesa të pakicës, jo të popullit, jo të shumicës që ta ka dhënë besimin.

Ne si qytatarë të Kosovës kemi pas deshirë të madhe te vijmë e të vizitojmë atë teatër, ashtu si ka qenë.

Ka qenë endërr e të rinjve tanë që nuk kanë mundur të vijnë e ta vizitojnë.

Ti e rrënove endrrën edhe e këtyre të rinjve kosovarë, për ca lek te pa vlerë.

Apeli im për aktorët shqiptarë është që kurrë të mos hyjnë në atë teatër.

Le të mbetet pasqyrë e një qeverie të keqe, që rrënoi edhe teatro.

Eshte per çudi si dy shtete me një gjak e një gjuhë nuk dinë t’i mbrojnë interesat e popullit, por shitemi lehtë, tradhtohemi lehtë e vëllazërohemi me fqinjin që deri dje na ka vra, dhunue, masakru e na ka përndjekur për të na zhdukur fare si popull.

Deri kur keshtu? Një udheheqës nuk doli që punon për mbarë, por vetëm per mbrapsht, si atje në Shqipëri, ashtu edhe këtu në Kosovë.

Shpresa te një lider për çkapje të shtetit përfundoi në diktaturë, me udhëheqje sipas orës staliniane e leniniane, me orën e ndalur të kohës së burgut.

Kësaj qeverisje e këtij lideri, për 50 ditë i doli ngjyra e zezë, ashtu siç është përbrenda.

Populli ka ngelur në izolim, ndërsa ti nuk je i vetëdijshëm se pa Amerikën, ne sot nuk do të ekzistonim.

Në emër të kujt po e kundërshton Amerikën, sepse ky nuk është vullnet i popullit të Kosovës.