UEFA e lë Dritën pa Namanin e Shabanin, rezultojnë pozitivë në test për Covid

UEFA e lë Dritën pa Namanin e Shabanin para ballafaqimit me Lienfield?

Klubi nga Gjilani, që po zhvillon ndeshjet preliminare për garën e kampionëve, ka marrë një lajm të keq nga UEFA, para ndeshjes kundër Lienfield që do të zhvillohet nesër në Nyon të Zvicrës.

Hamdi Namani, golashënuesi i ndeshjen e parë, ka rezultuar pozitiv në testet e UEFA-së për COVID-19. Edhe Bujar Shabani që në testin e para dy ditëve ka rezultuar negativ, për shkak të kontaktit me Fidanin, duhet të vetizolohet, sipas UEFA-s.

Këtë lajm Drita FC e ka quajtur të tmerrshëm.

“E TMERSHME! Nga testimet e sotme, tani pozitiv ka rezultuar lojtari me i mire ne ndeshjen e fundit Hamdi Namani, e për çudi negativ rezulton Fidan Gerbeshi që në testin e para dy dite ishte pozitiv, gjithashtu negativ rezultoi edhe Bujar Shabani që në testin e para dy diteve ka rezultuar negativ, por për shkak te kontaktit me Fidanin është kërkuar nga UEFA që të vetizolohet!”.

Drita është ankuar në UEFA-në në këtë rast derisa ka thënë se “UEFA po vepron me standarde të dyfishta”.

“E habitshme se çfarë po ndodhë, e habitshme se si UEFA vepron me standarde te dyfishta, ku vetizolon lojtarin që rezulton katër herët e fundit negativ. Kjo është e pabesueshme se si mund ti ndodhë njeë gjë e tillë një organizatori siç është UEFA!”, thuhet në postimin e Dritës./mediafokus.info