UKZ përmbyll me sukses vizitën studimore në Zvicër

Delegacioni i Universitetit “Kadri Zeka”, në përbërje të rektorit Bajram Kosumi, prorektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Dukagjin Leka, zyrtares për marrëdhënie me jashtë Luljetë Berisha, bashkë me 17 studentë të këtij institucioni, kanë përmbyllur me sukses vizitën studimore në Universitetin ZUG të Zvicrës

Në kuadër të kësaj vizite, rektori Kosumi ka nënshkruar marrëveshje të re bashkëpunimi me Esther Kamm, rektore e Universitetit ZUG.

Rektorët Kosumi dhe Kamm janë shprehur të lumtur për marrëveshjet e arritura, sepse sipas tyre, ato i japin kuptim marrëdhënieve përmbajtësore në mes të dy shteteve, respektivisht mes dy universiteteve.

Sipas marrëveshjes, Universiteti “Kadri Zeka” dhe Universiteti Zug do të bashkëpunojnë mes vete edhe për pesë vitet e ardhshme.

Ndryshe UKZ dhe Universiteti ZUG edhe në vitin 2017, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.

Drejtuesit e Universitetit ‘’Kadri Zeka’’ dhe studentët, janë pritur në takim edhe nga kryetari i qytetit të Zug-ut,  Karl Kobelt, i cili njëherësh ka paraqitur para studentëve një prezantim të komunës që ai drejton. Studentët e UKZ kanë shprehur interesimet e tyre rreth sistemit arsimor në Zug, mundësit e shkollimit, si dhe të jetës në përgjithësi.

Studentët e UKZ, të shoqëruar nga studentët e Universitetit ZUG, gjatë qëndrimit të tyre një javor në Zvicër, kanë pasur aktivitete të përbashkëta, takime e vizita në Komunën e ZUG-ut, gjithashtu kanë parë nga afër mënyrën e mësimdhënies në Universitetin ZUG.

Në kuadër të vizitës studimore  janë mbajtur edhe dy punëtori.

Punëtoria e parë është mbajtur për robotikën, ku studentët kanë pasur rastin të mësojnë, praktikojnë një varg veglash e aparaturash të reja inovative me të cilat kanë arritur të punojnë një aparat robotik, që vepron në bazë të direktivave të njeriut.

Kjo përvojë për studentët kanë qenë jashtëzakonisht impresionuese, derisa kanë shprehur  interesimet e tyre rreth kësaj eksperience të re për ta.

Ndërsa në punëtorinë e dytë rreth migracionit, një prezantim të shtetit zviceran për këtë temë e ka bërë Marcus Buzberger profesor i Universitetit ZUG, kurse një prezantim rreth perspektivës së migracionit në Kosovë e ka bërë prorektori Dukagjin Leka dhe zyrtarja Luljetë Berisha.

Pas prezantimit, studentët kosovarë dhe ata zviceranë janë ndarë në grupe punuese, ku kanë dhënë shembuj të tyre rreth migrimit.

 Studentët si: Erza, Gresa, Mërgimi, Endriti, shprehen të kënaqur me vizitën në Zug, derisa thonë se sa i përket procesit mësimor, UKZ  nuk e dallon shumë nga  Universiteti ZUG.