Universiteti që prodhoi plot injorantë

Dr. Daut Dauti

Nuk e di sa serioz është një universitet që është më i ri se unë?

Por, e di që kur unë kam studjuar në të, ka qenë serioz. Ka qenë më shumë universitet se që është sot.

Ekziston përshtypja se ky universitet tashti e ka humbur hapin e zhvillimit normal. I ka diplomuar plot injorantë të cilët në kushte normale nuk do të dilnin as nga shkollat e mesme.

Natyrisht, disa profesorë, të cilët i njoh dhe i kam shokë, janë në nivel. Por, disa tjerë që i njoh e që nuk i kam shokë, janë më shumë se katastrofë.

Ata nuk kanë edukatë e dije as për vete e lëre më që t’i japin dikujt.

Disa gjëra të reja, të cilat nuk e gjejnë rrugën për t’u pjekur, nuk kanë shumë vlerë./MediaFokus/

(Titulli është i redaksisë)