Ura e parë në këtë vend ishte ndërtuar nga Mulla Idriz Gjilani në vitin 1932

Në këtë vend në fshatin Hogosht, komuna e Dardanës ku po ndërtohet kjo urë, ka qenë më parë një urë druri e ndërtuar nga imami, hoxhë Mulla Idriz Gjilani, me vitin 1932.

Kështu thotë djali i tij, Isa Mullaidrizi, i cili e ka postuar njº foto të vendit ku po ndërtohet ura e re, të realizuar nga Xhemush Biçkaj.

Me 10 prill 2010, kjo ure e vogel prej druri, eshte zevendesuar me nje ure te vogel prej betoni, siç duket ne fotografi

Tash se voni, kjo ure e vogel prej betoni, eshte zevendesuar me nje ure te madhe prej betoni po ne at vend.

Me rastin e përurimit te kesaj ure te madhe, ka patur iniciativa qe te emertohet me e,mrin e ndonje personaliteti.

Nje pjese e banoreve te fshatit ka qene te mendimit qe ura duhet te emertohet “Hoxhe Mulla Idriz Gjilani”, pasi ai ka qene iniciatori i pare qe e ka ndertuar uren prej druri, ndersa pjesa tjeter e banoreve kanë qene per nje personalit tjeter.

Keshtu, ura eshte përuar, por nuk ka asnjë emër./mediafokus.info