Vajza 5-vjeçare mbetet e varur për 10 minuta në katin e 13-të të soliterit

Një vajzë e vogël, e cila kishte ngelur e vetme në banesë, është shpëtuar nga rënia prej lartësisë, pasi për disa minuta kishte ngelur e varur në ballkon.

Kinezja 5-vjeçe po qëndronte jashtë hekurave mbrojtës të ballkonit të apartamentit të katit të 13-të, ndërsa zjarrfikësit erdhën në vendin e ngjarjes për ta shpëtuar.

Madje njëri prej tyre nuk hezitoi të lëshohet me litar nga kati më i lartë, për ta shpëtuar vogëlushen që kishte filluar të humbas forcën në duart që i kishte vënë në rrethojë të ballkonit.

Ngjarja ka ndodhur në Kunming në provincën kineze Yunnan. Mediat lokale raportojnë se vogëlushja qëndroi e varur për më shumë se 10 minuta.

Vajza kishte mbetur vetëm në shtëpi, e nga kureshtja kishte dalë në ballkon, ku për një moment kishte rrëshqitur duke dalë jashtë ballkonit hekurave.

Fatmirësisht, gjithçka ka përfunduar mirë.