Vajza e Mitrush Kutelit: Ditë zie, kazmaxhinjtë e natës dogjën edhe një faqe të kulturës

Vajza e shkrimtarit Mitrush Kuteli ka reaguar pas aksionit të orëve të natës për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar në Tiranë

Atalanta Pasko shkruan në Facebook se kjo është një ditë zie dhe se “kaznxhinjtë e natës dogjën edhe një faqe të historisë e kulturës së Tiranës”.

Ditë zie: Kazmaxhinjtë e natës dogjën edhe një faqe të historisë e kulturës së tiranës.

Do t’iu kujtoja kazmaxhinjve të sotëm – edhe “artistëve kazmaxhinj” peticionistë që kinse duan teatër të ri (do të kishin pasur jo një, por dy e tre teatro ndërsa prisnin të prishet ekzistuesi), do t’iu kujtoja përpjekjet e para 9 vitesh për të mbrojtur Piramidën.

Jam krenare që isha dhe unë në mbrojtje të Piramidës, me logjikën time, dhe jo për hesap të ndokujt.

Do të vlente e njëjta logjikë për Teatrin Kombëtar, por ata me sa duket logjika i bezdis dhe e përdorin vetëm kur përkon me interesat e tyre të pashpallura, ka shkruar ajo.