Vajza që u sakrifikua për familjen, kishte vetëm një dëshirë. S`e priti këtë ditë!

Shumë njerëz ikin nga kjo botë pa realizuar ëndrrat e tyre. Shpresa Krivaqa, 46 vjeçarja nga Ferizaj e kishte vetëm një dëshirë, por nuk e priti këtë ditë.

Shpresa ëndrronte një shtëpi për familjen e saj, për të cilën e kishte sakrifikuar veten, edhe vajzërinë e saj.

Ajo iu gëzua shumë lajmit që para disa ditësh ia dha humanisti Halil Kastrati, i cili tha se do të bëhej me shtëpi.

Por, pak ditë pasi iu kumtua ky lajm i gëzueshëm, Shpresa ndërroi jetë. Mbase, do të ketë ikur nga kjo botë me një dëshirë të realizuar, që të kishte një shtëpi për familjen, edhe pse nuk priti që ajo të përfundonte.

Ky është postimi i humanistit Halil Kastrati:

O Zot i Madh

“Te Zotit jemi dhe te Ai do te kthehemi“

Para disa dite ja dhuruam lajmin se po behen me shtepi te re kurse sot e morem lajmin per vdekjen e saj. E kishte sakrifikuar veten per familje dhe hallin e vetem e kishte ta kishte nje shtepi per familjen e saj. Te pakten e priti lajmin per shtepine e re por edhe e pa nisjen e punimeve te shtepise. Lutuni per te. O Zot meshiroje dhe shperbleje me xhennet.

Posted by Halil Kastrati on Monday, August 10, 2020