“Vaksina e Oksfordit i kthen njerëzit në majmunë”

Një fushatë me qëllim diskretitimin e vaksinës së Oksfordit ka nisur në rrjetet sociale në Rusi.  Foto të ndryshme që tregojnë se kjo vaksinë mund të jetë shumë e rrezikshme për njerëzit janë bërë virale.

Në disa prej tyre shkruhet madje se vaksina e Oksfordit të shndërron në majmun pasi në të përdoret një virus shimpanzeje.

Disa prej tyre u shfaqën edhe në një program serioz televiziv, siç është edhe Vesti News.

Ndërkohë, Rusia ka zhvilluar një vaksinë të dytë. Presidenti rus, Vladmir Putin, ishte ai që njoftoi lajmin e rëndësishëm. Sipas tij, vaksina quhet “EpiVacCorona” dhe është zhvilluar nga laboratorët Vektor në Siberi. Sipas zëvendëskryeministres ruse Tatiana Golkova, nga rezultatet e kryera në laborator vaksina e re është treguar si shumë e sigurt, transmeton a2.

Gjatë verës, Putin zbuloi testimin e një vaksine të quajtur “Sputnik V” të krijuar nga Instituti Gamaleya, që ishte injektuar te vetë vajza e presidentit.