Vali Corleone: Koronavirusi u krijua nga mafia për t’u hakmarrë ndaj inteligjencës globale

Derisa bota po vuan nga koronavirusi dhe shkenca po mundohet të zbulojë vaksinën që do ta shpëtonte njerëzimin nga izolimi ku është mbyllur, si masë mbrojtëse, Vali Corleone ka thënë se ai e di si dhe kju u krijua ky virus.

Duke në emisionin “n’Kosove Show” ndër të tjera edhe koronavirusin, ai tha se virusi është prodhuar në një laborator privat dhe më pas është shpërndarë me dron.

Koronavirusi nuk u prodhua nga shtetet e fuqishme, si Amerika, Kina apo Rusia, por nga mafia më e fuqishme në botë, si shenjë hakmarrje ndaj inteligjencës globale.

Personazhi i famshëm shtoi se mafia më e fuqishme në planet i ka rrënjët në provincën Corleone.

“Koronavirusi mendoj është një virus që është prodhuar në një laborator privat, i cili është se është lëshuar nga ajri me dronë nëpër disa shtete dhe është ngjitës, gjithashtu. Disa njerëz mendojnë mos e ka bërë Amerika, mos e ka bërë Kina apo Rusia.

Absolutisht nuk e ka bërë asnjë prej tyre, përkundrazi i ka zënë mat të gjitha shtetet më të forta në planet, i ka gjet në gjumë të gjithë. Mendoj se koronavirusin e ka bërë mafia më e fuqishme në planet dhe më e pasura në planet.

Mafia më e pasur në planet dhe më e fuqishme është me rrënjë nga fshati Corleone, Palermo, Sicili. Mendoj se ka bërë për hakmarrje të inteligjencës globale. Ka dicka inati dhe hakmarrje të madhe me inteligjencës globale, me të gjitha shtetet e planetit,”- tha Corleone./mediafokus.info