Vdes edhe një 76 vjeçare me Covid-19 në Kosovë, shkon në 33 numri i viktimave

Në Kosovë ka vdekur sot edhe një pacient me Covid 19, një 76-vjeçare nga rajoni i Prizrenit, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Sipas mjekëve e ndjera kishte pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

“Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar se sot me datë 14.06.2020, në këtë klinikë ka ndërruar jetë pacientja R.M. (1944) nga komuna e Prizrenit. Pacientja ishte në trajtim në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike dhe ishte e diagnostikuar me Covid-19 si dhe kishte edhe sëmundjeve të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftimin e MSH’së. /mediafokus.info