Vdes edhe një mjek kosovar nga koronavirusi

Mjë mjek tjetër kosovar ka vdekur nga koronavirusi mëngjesin e sotëm. Fjala është për mjekun familjar, Kujtim Zarari, i moshës 51-vjeçare.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka bërë të ditur Oda e Mjekëve të Kosovës, pjesë e së cilës ishte Zarari.

Gjatë ditës së djeshme nga koronavirusi ka vdekur edhe mjeku nga Prizreni, Lulzim Kolgjeraj, i cili ka shërbyer në shëndetësinë primare në QMF në këtë komunë.

Numri i mjekëve që kanë vdekur nga koronavirusi gjatë këtij muaji ka shkuar në katër.