Vdes edhe një punëtor i QKMF-së në Viti nga COVID-19

Pasditen e sotme ka ndërruar jetë edhe një punëtor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Viti, i prekur nga COVID-19, raporton mediafokus.info

Lajmin për vdekjen e punëtorit-vozitësit 64-vjeçar, Feti Bajrami, e ka dhënë Vjollca Kadolli, drejtoreshë e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti.

“Ne orët e pasdites sot ka ndërruar jetë në moshën 64vjeçare Feti Bajrami- vozitës i pacientëve me hemodializë në QKMF-së Viti.

Feti Bajrami ka lindur në fshatin Tërpezë në vitin 1956 dhe është punësuar në QKMF-Viti në vitin 2000 , ku ka punuar deri kohën e fundit kur është atakuar nga sëmundja COVID 19.

Gjatë kohës që ka punuar në QKMF është shquar për urtësi, sjellje korrekte me pacientët dhe kolegët.

Në emrin tim dhe të personelit të QKMF-së shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe qytetarëve vitias.

I lehtë të qoftë dheu i Kosovës, kolegu ynë.”, ka shkruar Kadolli.