Vdes edhe një qytetar i Kamenicës, ishte i prekur nga COVID-19

Ka ndërruar jetë edhe një qytetar i Kamenicës, i cili ishte i prekur nga COVID-19, raporton Mediafokus.info.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Qendron Kastrati, i cili ka thënë se bëhët fjalë për një 73-vjecar.

“Mbrëmë ka ndërruar jetë edhe një qytetar i yni 73 vjeçar, si pasojë e #COVID19. Numri i të vdekurve nga ky virus në komunën tonë është 10, ndërkaq lutjet e mia vazhdojnë të jenë të njëjta për të gjithë.  Bartni maskat, mbani distancën e kujdesuni për higjienën. Ngushëllime të sinqerta familjes!”, ka njoftuar Kastrati, përmes profilit të tij në Facebook./Mediafokus.info/